Njoftimi për zhvillimin e trajnimeve të punonjësve arsimorë nga agjencite trajnuese te akredituara nga KAPT-i.

Data: 01/11/2018


 

Njoftimi për zhvillimin e trajnimeve të punonjësve arsimorë nga agjencite trajnuese te akredituara nga KAPT-i.

 

1. Agjencia trajnuese publikon pranë portalit të KAPT-it, 30 dite para organizimit të trajnimit, këto të dhëna:

a) Emri i agjencisë.

b) Të dhënat e kontaktit

c) Mjedisi (mjediset) ku agjencia ofron trajnimin e programit/modulit, përshkruar me saktesi.

d) Datat që agjencia ofron trajnimin.

e) Tema dhe rezultatet e pritshme të programit/modulit të trajnimit.

f) Numri i krediteve për çdo modul.

g) Trajnerët që do të zhvillojnë trajnimin.

 h) Tarifën e trajnimit për qdo modul.

Në përfundim të cdo trajnimi, agjencia trajnuese publikon numrin e punonjesve arsimorë që kanë fituar certifikatën për cdo modul.

DAR/ZA-të dhe institucionet arsimore njoftohen nëpërmjet portalit për organizimin e trajnimeve.

Në rast se nuk plotësohet njëri prej rubrikave të mësipërme, aplikimi i agjencisë refuzohet nga portali.

 

2. Agjencia trajnuese dërgon brenda 20 diteve nga data e zhvillimit te trajnimit, me e-mail dhe me shkrese zyrtare ne sekretariatin e KAPT-it numrin dhe listen e punonjesve arsimore te certifikuar  nga kjo agjenci per cdo modul te akredituar. 

 

3. Nëse agjencia trajnuese nuk do të zhvillojë trajnimin në datën dhe orën e përcaktuar në sistem ose do të ndryshoje daten e zhvillimit te trajnimit, duhet të njoftojë prane sekretariatit të KAPT-it, ne adresën katsekretariati@gmail.com, tre dite para dates se trajnimit te parashikuar ne portalin e trajnimeve trajnime.arsimi.gov.al, për zevendesimin e dates se trajnimit ose per arsyen e mosrealizimit te trajnimit, per te marre miratimin per ndryshimet perkatse.