
Njoftimi për zhvillimin e trajnimeve të punonjësve arsimorë nga agjencite trajnuese te akredituara nga KAPT-i.
Data: 01/11/2018
Njoftimi për zhvillimin e trajnimeve të punonjësve arsimorë nga agjencite trajnuese te akredituara nga KAPT-i.
1. Agjencia trajnuese publikon pranë portalit të KAPT-it, 30 dite para organizimit të trajnimit, këto të dhëna:
a) Emri i agjencisë.
b) Të dhënat e kontaktit
c) Mjedisi (mjediset) ku agjencia ofron trajnimin e programit/modulit, përshkruar me saktesi.
d) Datat që agjencia ofron trajnimin.
e) Tema dhe rezultatet e pritshme të programit/modulit të trajnimit.
f) Numri i krediteve për çdo modul.
g) Trajnerët që do të zhvillojnë trajnimin.
h) Tarifën e trajnimit për qdo modul.
Në përfundim të cdo trajnimi, agjencia trajnuese publikon numrin e punonjesve arsimorë që kanë fituar certifikatën për cdo modul.
DAR/ZA-të dhe institucionet arsimore njoftohen nëpërmjet portalit për organizimin e trajnimeve.
Në rast se nuk plotësohet njëri prej rubrikave të mësipërme, aplikimi i agjencisë refuzohet nga portali.
2. Agjencia trajnuese dërgon brenda 20 diteve nga data e zhvillimit te trajnimit, me e-mail dhe me shkrese zyrtare ne sekretariatin e KAPT-it numrin dhe listen e punonjesve arsimore te certifikuar nga kjo agjenci per cdo modul te akredituar.
3. Nëse agjencia trajnuese nuk do të zhvillojë trajnimin në datën dhe orën e përcaktuar në sistem ose do të ndryshoje daten e zhvillimit te trajnimit, duhet të njoftojë prane sekretariatit të KAPT-it, ne adresën katsekretariati@gmail.com, tre dite para dates se trajnimit te parashikuar ne portalin e trajnimeve trajnime.arsimi.gov.al, për zevendesimin e dates se trajnimit ose per arsyen e mosrealizimit te trajnimit, per te marre miratimin per ndryshimet perkatse.